Sa kalori të duhen në ditë?
Kalkulatori i kalorive të tregon sa kalori dhe sa proteina të duhen në ditë për të humbur peshë, për ta mbajtur ose për të shtuar masë muskulare. Falas, pa regjistrim.
Kaloritë e tua në ditë
2.200kcal
Mbajtja e peshës: rreth 2.760 kcal
- Proteina
- 176 g
- Karbohidrate
- 230 g
- Yndyrna
- 64 g
Numrat janë pikënisja. Te PREMIUM i rregullojmë sipas progresit tënd.
Merr një plan të plotë
Sa kalori djeg trupi në ditë?
Trupi djeg kalori edhe kur pushon, për frymëmarrjen, zemrën dhe trurin. Mbi këtë shtohen lëvizja e ditës dhe stërvitja. Udhëzimet ndërkombëtare për ushqyerjen japin rreth 1.600 deri në 2.400 kalori në ditë për femrat dhe 2.000 deri në 3.000 për meshkujt, sipas moshës, peshës dhe aktivitetit.
Kalkulatori më sipër e llogarit këtë numër për ty me formulën Mifflin-St Jeor, një nga më të saktat për njerëzit e zakonshëm.
Sa kalori duhen për të humbur peshë?
Për të humbur peshë duhet të hash pak më pak se sa djeg, zakonisht rreth 20% më pak. Një kilogram yndyrë ka rreth 7.700 kalori, prandaj një deficit prej 500 kalori në ditë sjell afërsisht gjysmë kilogrami në javë.
Mos e ul shumë: me shumë pak kalori humbet edhe muskul dhe je i uritur gjithë kohën. Më shumë te udhëzuesi si të dobësohemi.
Sa kalori duhen për shtim në peshë?
Për të shtuar masë muskulare mjafton rreth 10% mbi nevojën ditore, bashkë me stërvitje me pesha. Më shumë se kaq shton kryesisht yndyrë. Shiko udhëzuesin si të shtojmë masë muskulare.
Sa proteina duhen në ditë?
Për njerëzit që stërviten, rreth 1,6 deri në 2,2 gram proteina për çdo kilogram peshë. Për dikë me 70 kg, kjo është rreth 110 deri në 155 gram në ditë.
Për krahasim: një vezë ka rreth 6 gram proteina, 100 gram gjoks pule i pjekur rreth 31 gram dhe një kupë kos grek rreth 10 gram për çdo 100 gram.
Sa kalori djeg ecja?
Një orë ecje me ritëm normal djeg rreth 200 deri në 350 kalori, sipas peshës dhe shpejtësisë. 8.000 deri në 10.000 hapa në ditë bëjnë më shumë diferencë për dobësim nga sa duket.
Pyetje për kalkulatorin e kalorive
Si llogariten kaloritë?
Kalkulatori përdor formulën Mifflin-St Jeor për energjinë që djeg trupi në qetësi, e shumëzon me nivelin e aktivitetit dhe pastaj e ul me 20% për humbje peshe ose e rrit me 10% për masë muskulore.
Pse kaq shumë proteina?
Proteinat ruajnë dhe ndërtojnë muskujt. Për njerëz që stërviten, 1,6 deri në 2,2 gram për kilogram peshë është një objektiv i zakonshëm, më i lartë kur je në deficit kalorik.
Sa i saktë është rezultati?
Është një vlerësim i mirë për të filluar, por çdo trup është ndryshe. Ndiq peshën për 2 deri në 3 javë dhe rregullo kaloritë nëse nuk lëviz në drejtimin që do.
A mund ta përdor nëse jam shtatzënë ose kam probleme shëndetësore?
Jo. Në këto raste kaloritë duhet t'i përcaktosh me mjekun ose një nutricionist.


