Markel Bregu

Markel (Keli) Bregu, trajner personal në Durrës

Për të gjithë, thjesht Keli. Coaching online për të gjithë Shqipërinë, nga dikush që e ka kaluar vetë rrugën deri në skenë.

Jam trajner prej 6 vitesh. Fillova në Berat, në palestrat Daniel Fitness dhe Elite Zone, dhe sot jam në Durrës. Deri tani kam punuar me mbi 300 klientë.

Në 2024 dola në skenë në Kupën e Shqipërisë dhe fitova vendin e dytë në Men's Physique. Përgatitja për garë më mësoi gjithçka që di për disiplinën, ushqimin dhe durimin.

Sot punoj online me njerëz që duan të dobësohen, të shtojnë masë muskulare ose të përmirësojnë formën. Qëllimet ndryshojnë. Metoda mbetet e njëjtë: një plan i organizuar sipas objektivit dhe mundësive të secilit.

Markel (Keli) Bregu, trajner personal, para pasqyrës në palestër

Personal trainer dhe garues në Men's Physique

Si punoj me klientët: tre gjëra që nuk i negocioj

  • Teknika para peshës

    Pesha rritet kur lëvizja është e pastër. Kështu stërvitesh për vite, jo për javë.

  • Ushqim që e mban dot

    Asnjë dietë ekstreme. Plan me ushqime që të pëlqejnë dhe që i gjen lehtë.

  • Konsistencë mbi perfeksion

    Një javë e keqe nuk prish asgjë. Një muaj i rregullt ndryshon shumë.

Eksperienca në shifra

  • 6 vite

    si trajner personal

  • 300+ klientë

    online dhe në palestër

  • Vendi i 2-të, Men's Physique

    Kupa e Shqipërisë 2024, FSHFB

Do Kelin si trajnerin tënd personal?

Pesë pyetje të shkurtra për qëllimin dhe orarin tënd. Pa asnjë detyrim.