Personal trainer online, kudo në Shqipëri
Ti stërvitesh në palestrën tënde ose në shtëpi. Keli shkruan programin dhe planin ushqimor, ndjek progresin dhe e përshtat planin kur duhet.

Paketat dhe çmimet: FREE, BASIC dhe PREMIUM
Nuk blen thjesht një listë ushtrimesh. Blen një plan të organizuar sipas objektivit dhe mundësive të tua.
FREE
Falas
Për të nisur sot, pa asnjë kosto.
- Këshilla për stërvitjen dhe ushqimin
- Shembull programi për fillestarë
- Udhëzues bazë për objektivat fitness
BASIC
Pyet për çmimin
Për ata që duan një program të strukturuar.
- Program stërvitjeje sipas objektivit tënd
- Ushtrime, sete, përsëritje dhe pushime
- Udhëzime për progresin dhe teknikën
- Në PDF dhe Excel, gati për palestër
PREMIUM
Më e plotaPyet për çmimin
Për ata që duan plan individual dhe mbështetje.
- Program stërvitjeje i personalizuar
- Plan ushqimor sipas objektivit dhe preferencave
- Kontroll i progresit 2 herë në javë
- Plani përditësohet sipas nevojës
- Komunikim direkt me Kelin

Program për palestër dhe plan ushqimor, të shkruar vetëm për ty
Program për palestër ose për stërvitje në shtëpi
Për femra dhe meshkuj, fillestarë ose të avancuar. Ushtrime, sete, përsëritje dhe pushime për çdo ditë, në palestër ose në shtëpi.
Plan ushqimor
Për dobësim ose për shtim në peshë, me ushqime që i gjen në Shqipëri dhe që të pëlqejnë. Kalori dhe proteina sipas objektivit.
Kontroll i progresit
Te PREMIUM, 2 herë në javë: pesha, matjet dhe si u ndjeve. Plani përshtatet kur progresi ngec.
A është coaching-u online për ty?
Po, nëse
- Do të dobësohesh, të shtosh masë muskulare ose të përmirësosh formën
- Ke akses në palestër ose pajisje në shtëpi
- Do një plan që i përshtatet orarit tënd
- Je gati të ndjekësh planin edhe kur java nuk shkon mirë
Ndoshta jo, nëse
- Kërkon rezultat brenda dy javësh
- Do dikë që të numëron përsëritjet nga afër në palestër
- Nuk ke kohë për më shumë se një stërvitje në javë
Pyetje për personal trainer-in online
Si e marr programin?
Programi vjen në PDF dhe Excel, me ushtrimet, setet, përsëritjet dhe pushimet për çdo ditë. E hap në telefon ose e printon.
Cili është ndryshimi mes BASIC dhe PREMIUM?
BASIC është një program i strukturuar sipas objektivit, që e ndjek vetë. PREMIUM përfshin program të personalizuar, plan ushqimor, kontroll të progresit 2 herë në javë dhe komunikim direkt me Kelin.
Nuk jam stërvitur kurrë. A mund të filloj?
Po. Programi shkruhet sipas nivelit tënd dhe ka udhëzime për teknikën. Nëse do ndjekje nga afër që në fillim, zgjidh PREMIUM.
Çfarë përfshin udhëzuesi falas?
Këshilla për stërvitjen dhe ushqimin, një shembull programi për fillestarë dhe një udhëzues bazë për objektivat. Ta dërgon Keli falas në WhatsApp.
Sa kushton një personal trainer online?
Udhëzuesi FREE është falas. Çmimi i BASIC dhe PREMIUM varet nga paketa dhe kohëzgjatja. Shkruaji Kelit në WhatsApp dhe ta dërgon menjëherë.
A punon Keli edhe me femra?
Po. Programi për palestër dhe plani ushqimor shkruhen sipas objektivit, trupit dhe eksperiencës së secilit, për femra dhe për meshkuj.
A mund të stërvitem në shtëpi?
Po. Nëse nuk shkon në palestër, programi ndërtohet me pajisjet që ke në shtëpi, edhe vetëm me peshën e trupit.
Si paguaj?
Me transfertë bankare. Pasi zgjedh paketën, Keli të dërgon të dhënat e pagesës në WhatsApp.
Fillo coaching-un online këtë javë
Pesë pyetje të shkurtra për qëllimin dhe orarin tënd. Pa asnjë detyrim.